FOTOLAJM/ Bora vesh Pogradecin me të "bardha", pamje mbresëlënëse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 13:55
Moti me borë e temperatura nën zero ka pushtuar vendin tonë nga veriu në jug. Edhe Pogradeci është zgjuar në të "bardha" sot, me borën që ka mbuluar çdo cep të qytetit, nga liqeni deri te rrugët.

Fotot e siguruara nga LSA tregojnë pamjet mbresëlënëse të Pogradecit, me kombinimin e borës dhe liqenit.
Edhe pse ftohtë disa qytetarë guximtarë kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe kanë dalë xhiro me çadra nëpër duar për të shijuar pamjen e bukur të qytetit.

Ndërkohë policia rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ecin me kujdes dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.



