Zbulohet laboratori i kriptomonedhave në Durrës, sekuestrohen 220 makineri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 12:40
Një person ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi dyshohet se prodhonte kriptomonedha.
Burime për Ora News bëjnë me dije se janë sekuestruar 220 makineri të cilat shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave.
Makineritë janë sekuestruar në një magazinë të marrë me qira nga persona nga Tirana në fshatin Pjesëz, Në Shijak.
Policia Durrës thotë se ky është një nga aksionet më të mëdha. Blutë kishin marrë informacion në rrugë hetimore për vendndodhjen e magazinës.
