"Nuk diskutohet", Rama: E ardhmja e drejtësisë është rozë, jo blozë!

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në Facebook ka rikujtuar 21 janarin e vitit 2011 ku 4 protestues mbetën të vrarë gjatë protestës së PS përballë kryeministrisë të drejtuar nga Sali Berisha në atë kohë.

Rama u shpreh procesi i reformës në drejtësi po  vazhdon dhe kjo është më e rëndësishmja.

Rama: E ardhmja e drejtësisë nuk është blozë, e ardhmja është rozë. E sotmja është më shumë blozë se sa rozë, nuk diskutohet. Proceset kanë ritme të ndryshme, për 1001 arsye.

Kryeministri tha se në drejtësi është vendosur një gur themeli, për ndërtimin e një Katedraleje aty ku ishte një kënetë.

Rama: Ne e kemi shlyer pjesën tonë të detyrimit, ne nuk bëjmë gjyqe, nuk bëjmë arrestime, nuk burgosim njerëz.

Kryeministri Rama u shpreh se reforma në drejtësi është në hapat e saj të parë, duke kërkuar durim deri në funksionimin e plotë të drejtësisë në vend.