A e mbështesni bashkëpunimin LSI-Berisha? Si përgjigjet Meta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 12:17
Presidenti Meta ndodhej në Korçë ditën e sotme ku mori pjesë në ceremoninë e vlerësimit të 4 artistëve të shquar korçarë, si dhe të Teatrit "Andon Zako Çajupi."
Në një deklaratë për mediet, Presidenti u pyet nëse e mbështet një koalicion të mundshëm LSI me Sali Berishën.
Meta: Nuk jemi këtu për tu marrë me çështje që i takojnë aktorëve politikë, por jemi këtu për të theksuar rëndësinë e rivendosjes së integritetit dhe votës së lirë sepse është tronditur mjaft rëndë. Ky është edhe një nga qëllimet e dekretit për 6 marsin dhe inkurajoj qytetarët e 6 bashkive të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe të gjithë aktorët i inkurajoj të paraqesin kandidatë sa më të mirë. Uroj që qytetarët të kenë më shumë respekt për votën e tyre.