Zgjedhjet në 6 bashki/ Basha apo Berisha? Celibashi i KQZ: Në zgjedhje kush ka vulën
Komisioni i Rithemelimit më në krye Sali Berishën, do ta ketë pothuajse të pamundur të regjistrojë në KQZ kandidatët e tij me siglen dhe vulen e Partisë Demokratike për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Kësaj dileme, se kë do të njohë KQZ si kryetar të selisë blu, i dha fund kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët.
Celibashi: Partia politike e cila kërkon të regjistrohet si subjekt zgjedhor në KQZ duhet të paraqesë disa dokumente. Një prej këtyre dokumenteve është edhe një vërtetim nga Gjykata e Rrethit gjyqësor Tiranë e cila përmabn të dhënat mbi partinë politike, përfshi këtu emrin e partisë, organet drejtuese dhe ato kompetente për të mbajtur marrëdhëniet me të tretët përfshi këtu dhe KQZ. Nuk është një çështje e KQZ, është një çështje e përcaktuar nga ligji.
Me 6 mars rreth 648 mijë qytetarë do t’u drejtohen 940 kutive të votimit për të zgjedhur të preferuarin e tyre në krye të bashkive të Shkodrës, Durrësit, Vorës, Lushnjes, Rrogozhinës dhe Dibres. Edhe në këto vendoret do të përdoret identifikimi elektronik, ndërsa për Voren mund të procedohet si me njësinë 10 në kryeqytet në zgjedhjet e 25 prillit pra me votiim elektronik.
Ilirjan Celibashi: Kemi bërë një vlerësim paraprak të kostove, por jemi akoma duke punuar, në fund të ditës së sotme do e përfundojmë. Janë rreth 180 milionë lekë kosto e zgjedhjeve. Në një konsultim me partitë do vendosim për aplikimin elektronik në bashkinë e Vorës. Kemi bërë një vlerësim paraprak të kostove, por jemi akoma duke punuar, në fund të ditës së sotme do Në ligj janë dy afate të përcaktuara, 25 janari që lidhet me hartimin e listës së zgjedhësve nga Gjendja civile dhe 27 janari që lidhet me miratimin dhe shpalljen e tyre nga ata që po kryejnë detyrën e kryetarëve të bashkive”
Me një akt procedurial, KQZ pritet të përcaktojë afatet për regjistrimin e koalicioneve, partive dhe kandidatëve, e cila mund të mbyllet në gjysmën e muajit shkurt.
Ilirjan Celibashi: Kemi 2 afate të përcaktuar nga ligji, është 25 janari që lidhet me hartimin e listave të zgjedhësve dhe 27 janari që lidhet me miratimin dhe shpalljen e tyre.
Gjithashtu fushata elektoriale e partive politike për kandidatët e tyre nuk do të jetë më pak se 30 ditë siç parashikohet nga Kodi Zgjedhor.
