Ethet e 6 marsit për Lushnjen/ Kandidati i PS përballë atij të Berishës, Basha i pavendosur

Në kampet politike kanë nisur të përfliten emrat me të cilët partitë do të përfaqësohen në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 6 mars 2022.

Burimet e Ora News bëjnë me dije se në Lushnje PS pritet të kandidojë me nënkryetaren e bashkisë  Eriselda Sefa.

Nga kampi i Berishës pritet që të kandidojë Daniel Shandro ose Nevila Bami. Nga  kampi i Bashës janë ende të pavendosur.