Ethet e 6 Marsit/ Emrat me të cilët do të përfaqësohet Basha dhe Berisha në Durrës

Në kampet politike kanë nisur të përfliten emrat me të cilët partitë do të përfaqësohen në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 6 mars 2022.

Ora News mëson emrat që përfliten në kampin e Partisë Demokratike.

Burimet bëjnë me dije se se Lulzim Basha do të hyjë në garë me Luan Hotin, aktualisht kryetar i PD dega Durrës. Nga ana tjetër, Berisha do të ketë kandidat për Kryetar Bashkie në Durrës Ardian Mukën.

Ndërkohë Ora News mëson se Partia Socialiste do të garojë me Emirjana Sakon në Durrës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.