"Vjedhje e kryer në bashkëpunim", arrestohet në Korçë 20-vjeçari i shpallur në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 11:15
Policia e Korçës ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Blutë e Korçës bëjnë me dije se u bë arrestimi i S. Sh., 20 vjeç, banues në Pogradec.
Ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor me shtetasin E. S., 19 vjeç, banues në Pogradec dhe një 14-vjeçar (të arrestuar/proceduar më datë 14.01.2022), në vjedhjen në tri biznese private, ngjarje të ndodhura më datat 07, 12 dhe 13 janar 2022, në qytetin e Korçës, ku janë marrë sasi lekësh, produkte ushqimore dhe veshje të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
