Basha: Qëndrojmë krah njëri-tjetrit, do t'i japim fund modeleve të së shkuarës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 10:06
Lulzim Basha ka dhënë sërish një mesazh për ish-liderin Berisha.
Përmes një video të postuar në Instagram nga takimi i djeshëm në Kurbin, Basha shkruan se ka ardhur koha që t'i jepet fund tiranisë së korrupsionit dhe modeleve të së shkuarës që e kanë lënë vendin tonë në vendnumëro.
Basha: Qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit, plot besim dhe shpresë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, që do ta ndërtojmë në aleancë me qytetarët, për t’i dhënë fund tiranisë së korrupsionit dhe modeleve të së shkuarës, që e kanë lënë këtë tokë të bekuar në vendnumëro. Zgjedhim të ardhmen.
