Reshjet e borës në Dibër, bllokohet Bypass-Qafë Murrizë, policia tregon në cilin aks mund të kalohet

Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshjet e borës mëngjesin e sotëm, 21 janar.

Nisur nga situata meteorologjike, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë,  për shkak të reshjeve, ky aks rrugor do të jetë i bllokuar përkohësisht deri në pastrimin total nga firma kontraktore.

Policia gjithashtu apelon drejtuesit e mjeteve të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik.

Shërbimet e Policisë Rrugore  ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë  deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.

Akset rrugore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos janë të kalueshme por drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Edhe  Puka dhe Kukësi gjithashtu u përfshinë nga reshjet e borës ditën e sotme, por nuk raportohet për probleme emergjente.