Ora News mëson emrin e kandidates së parë të 6 marsit, me kë do garojë PS në Durrës

Ora 12:00 Përfundon mbledhja e kryesisë së PS në Durrës, Emirjana Sako emri i vetëm i propozuar për të garuar në 6 mars

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së partisë socialiste Durrës, ku emri i propozuar nga strukturat është vetëm i kryetares së komanduar aktualisht, Emiriana Sako.

Burime nga grupi socialist, bëjnë me dije se në mbledhje e drejtuar nga Adrian Çela, drejtuesi  politik i këtij qarku, emri vetëm i propozuar nga radhët e socialistëve të Durrësit është ai i znj. Sako.


Ora 10:17 Ora News mëson emrin e kandidates së parë të 6 marsit, me kë do garojë PS në Durrës 

Ora News mëson se Partia Socialiste do të garojë me Emirjana Sakon në Durrës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Burime të sigurta pranë PS Durrës bëjnë me dije se pritet të nisë mbledhja e kryesisë për të prezantuar kandidaten Sako.

Mësohet se ajo ka marrë mbështetjen edhe nga kryeministri Rama. Sako aktualisht është kandidate e komanduar e bashkisë Durrës, ndërsa për disa mandate ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së shërbimeve publike.

PS e Durrësit është shprehur se Sako ka menaxhuar me seriozitet periudhën pas tërmetit.

Durrësi që prej fundit të  nëntorit 2019 është pa kryetar bashkie, sepse kryebashkiakja Valbona Sako dhe dorëheqjen vetëm disa muaj pasi kishte marrë postin. Presidenti Meta dekretoi ditën e djeshme, 6 marsin si datë për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki. Bashkitë pa kryetar janë, Lushnja, Durrësi, Vora, Rrogozhina, Shkodra, Dibra.