Deklarata e fortë e Sali Berishës në "Drejt": Basha më kërkoi koalicion me Ramën
Në një intervistë ekskluzive, për emisionin "Drejt" në RTV Ora lideri historik i Partisë Demokratike foli mbi situatën ku ndodhet partia që themeloi por edhe për çështje të nxehta të aktualitetit politik.
Në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen në 6 Mars, Partia Demokratike duket se do ta dalë me dy kandidatura për çdo Bashki.
Për Sali Berishën është e qartë se cila është Partia Demokratike ndërsa Basha tha ai nuk firmos dot kandidatura për shkak se është shkarkuar nga detyra. Shikoni link bashkangjitur.
Sali Berisha: Eshtë shumë e qartë se kush është Partia Demokratike. Nuk ka asnjë alternativë tjetër sepse Basha përfaqëson pengun e Ramës dhe asgjë tjetër. Basha ka bërë një anti-kuvend. Basha nuk firmos dot kandidatura. Kryetari nuk mund të thotë se nuk pa deklarimin e delegatëve që i shiti nga 1950 për 5004. Basha është një uzurpator i Edi Ramës dhe përfaqësuesi i PD-së është komisioni."
Pasardhësin Basha e cilësoi si deputetin më të inkriminuar dhe kukull të Edi Ramës.
Sali Berisha: Ka patur parime të cilat ai I dinte se po ti shkelte unë nuk i pranoja. Një nga këto ishte koalicioni me Edi Ramën. Mua më është kërkuar një gjë e tillë dhe kam refuzuar në mënyrë kategorike.
Protestën e 8 janarit në këndvështrimin e Berishës ishte e drejtë dhe paqësore. Kryeministrin Edi Rama e akuzoi se përgatiti me mjete policie trafikantët që flinin në selinë e PD. Shikoni link bashkangjitur.
Pas vendimit të shpalljes “non grata” tha se fshihen George Soros, Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama. Shikoni link bashkangjitur.
Akuza të ashpra adresoi edhe për ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Juri Kim, për të cilën tha se jo rrallë herë bën ministren e propagandës së kryeministrit. Shikoni link bashkangjitur.
Sali Berisha sqaroi edhe rrethanat në të cilat është bërë foto me diktatorin Enver Hoxha, që është publikuar së fundmi në rrjetet sociale. Shikoni link bashkangjitur.
Lideri historik i demokratëve tha se do të vazhdojë betejën për të risjellë në pushtet Partinë Demokratike e vendimi i parë tha ai do të jetë shpallja “non grata” e George Soros dhe djalit të tij. Shikoni link bashkangjitur.





