Dibra "zgjohet" e zbardhur nga dëbora, trashësia në zonat malore deri në 25 centimetra

Moti i ftohtë ka ndryshuar mëngjesin e sotëm, 21 janar duke sjellë reshje të dendura dëbore në qarkun e Dibrës.  

Janë rikthyer reshjet intensive të borës, në qytetin e Peshkopisë dhe zonat malore.

Dëbora ka shtruar në rrugë, ndërsa në zonat e thella trashësia varion deri në 25 cm.

Situata rrugore sa u përket rrugëve nacionale Peshkopi- Tiranë vijon pa probleme.

Ndërsa në aksin Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalimi duhet të bëhet me zinxhirë, po ashtu edhe në aksin Peshkopi-Draj Reç-Kukës me zinxhirë.

I kalueshëm me zinxhirë është edhe aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd, segmenti nga Ostreni drejt Steblevës.

Mësimi ka nisur normalisht dhe nga informacionet, shkollat janë furnizuar me lëndë drusore për ngrohje.

Ende nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike.

Dibra "zgjohet" e zbardhur nga dëbora, trashësia në