“Komplotin tim kundër SHBA-së e gatuan Rama-Vuçiç” Berisha: Soros me të birin do të shpallen non grata

Në një intervistë ekskluzive në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se shpalljen non grata Edi Rama e ka ditur dhe e ka gatuar me Vuçiç.

Berisha tha se Soros e Rama kaluan nga konspiracion thanë se Berisha ia ndryshoi mendjen udhëheqësve të Kosovës për ndryshimin e kufijve, duke komplotuar me ta kundër projektit.

Berisha: Shpalljen non grata Edi Rama e ka ditur dhe e ka gatuar me Vuçiç. Me këtë administratë unë duhet të merrja një vlerësim për qëndrimet që mbajta. Soros e Rama kaluan nga konspiracion thanë se ia ndryshoi mendjen udhëheqësve të Kosovës për ndryshimin e kufijve, duke komplotuar me ta kundër projektit. Është thënë nga Rama se është konspiracion ndaj politikës amerikane.

Pra, sipas tyre unë kisha komplotuar me qeverisjen e Kosovës dhe ua kisha ndryshuar mendjen atyre. Meqë kisha deklaruar se Soros duhet të shpallet non grata dhe kur do të vijë PD në pushtet do të shpallet i tillë së bashke me Aleks sepse duan të instalojnë monizmin dhe se punojnë për Serbinë e madhe, duke mbështetur aleancën e Beograd-Tiranë-Shkup duke vendosur hegjemoninë serbe në rajon.