'Dogji' dosjen për 160 mln lekë, Berisha: Prokurori kriminel u fut në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron të dështuar vettingun. Në emisionin "Drejt" në Rtv  Ora ai denoncoi rastin e një prokurori, që përkundër shkeljeve të tij, u promovua në SPAK.

Berisha: Prokurori që gënjeu publikisht, Albert Shehu, u fut menjëherë në SPAK. E dini ju se ai është kriminel i vërtetë. Më ka ardh tjetri në zyrë dhe më ka sjellë dosjen e djalit të tij të vrarë te dera e shtëpisë dhe ky prokuror ka mbajtur dosjen derisa ka kaluar çdo afat për ta apeluar. Ky prokuror e ka mbajtur 5 vite dosjen sepse thotë i interesuari mori 160 mln lekë dhe shpërblehet. Mund ti besohet këtij procesi.