Andoni: Zgjedhjet e 6 marsit test për Bashën dhe Berishën, situata në PD e ka bërë më të fortë Ramën
Analisti Ben Andoni i ftuar në RTV Ora u shpreh se në vendin tonë bashkitë pak a shumë janë të përcaktuara, Shkodrën e marr e djathta, Durrësi do të jetë pak më problematik, ndërsa bashkitë e tjera si tradicionalisht.
Sipas tij, problem është raporti i forcave brenda të djathtës dhe aliazhi me Metën, pasi PD nuk shkon me LSI-në pas asaj që 25 prill me njëri-tjetrin.
Andoni: Meta gjendet në një pozicion shumë të vështirë dhe nuk ka ditur që të dalë nga pozicioni politik dhe kjo gjë ia ka vështirësuar punën. Shumë nga dekretet që Meta ka kthyer pas janë të arsyetueshme. Mendoj se në vendin tonë bashkitë pak a shumë janë të përcaktuara, Shkodrën e marr e djathta, Durrësi do të jetë pak më problematik dhe Dibra dihet nga shkon. Pastaj të tjerat do të shkojnë si tradicionalisht. Problem është raporti i forcave brenda të djathtës dhe aliazhi me Metën. PD nuk shkon me LSI-në pasi i pamë se si u sollën në 25 prill me njëri-tjetrin.
Berisha e ka si test këtë datë që është shumë e afërt, për të parë se cilat grupimi të PD-së do t’i bashkohen dhe cilët nga aleat që janë ndihmuar shumë në listë, do të ndihmojnë realisht. Vetë mendoj se kjo pjesë e PD-së është pak e paqartë. Edhe Basha nuk është i qartë dhe do të futet në këto zgjedhje. Nga ana tjetër PS nuk mund t’i thotë “Jo” këtyre zgjedhjeve sepse procesi ka nevojë që të futet në një proces normal. Ndërkohë në kampin demokrat problem është dyshja Berisha-Basha.
Andoni shtoi se njerëzit të cilët kanë qëndruar të përfshirë jo në retorikë përçarëse dhe kanë menduar mbi të gjitha PD-në, mendoj se atyre u takon që ta marrin dhe ta drejtojnë partinë.
Andoni: Njerëzit të cilët kanë qëndruar të përfshirë jo në retorikë përçarëse dhe kanë menduar mbi të gjitha PD-në, mendoj se atyre u takon që ta marrin dhe ta drejtojnë në këtë proces partinë. Ndërsa pjesa e Berishës ka vendosur marsin si afat të fundit për zgjedhjen e kryetar të PD-së. Mendoj se e gjitha kjo do ta marrë fund me këto zgjedhje. Nëse nxjerrin nja kandidat dhe marrin vota, atëherë do të tregohet se kush turbulencë është më e fortë në PD; ajo e Berishës apo e Bashës. Kjo e gjitha e ka bërë më të fortë pushtetin për Ramën.

