Berisha: Qeveria Rama në 8 vite ka dhënë 3800 tendera sekretë, janë vjedhje e turpshme

Në një intervistë ekskluzive në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk e ka luftuar njeri korrupsionin me më shumë efeçientë se sa qeveria që ai drejtonte.

Berisha tha se sot të gjitha punët publike së bashku nuk bëjnë dot sa për 6 muaj të qeverisjes së tij para 2013.

Ai shtoi se Shqipëria sot është fundit në rajon për rrogat dhe se qeveria Rama ka dhënë 3800 tendera sekretë me vjedhje të turpshme.

Berisha: Nuk e ka luftuar njeri korrupsionin me më shumë eficentë se sa qeveria që unë drejtoja, ne sot jemi vendi i dytë në botë për ryshfetin. Sot KLSH-ja deklaron se gjatë këtyre 8 viteve u abuzua me 8.2 miliardë euro. Sot të gjitha punët publike së bashku nuk bëjnë dot sa për 6 muaj të 8 viteve para këtyre.

Shqipëria sot është fundit në rajon për rrogat. Sot kostoja e punimeve publike me paratë e buxhetit të shteti është 8 herë më e lartë se sa ajo e standardeve evropiane. Sot kemi 3800 tendera sekretë me vjedhje të turpshme.