U prangos mbi çati, banori i "5 Majit": Kërkova mbështetje nga policia por u dhunova, më kanë marrë celularin

Ledion Mziu, i riu i cili u tërhoq zvarrë nga punonjësit e policisë nga çatia e shtëpisë, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Sonila Musai, ka rrëfyer tmerrin që përjetoi.

Ai u shpreh se policia i ka marrë dhe aparatin celular.

Mziu: Kam qenë duke zbritur shkallët e shtëpisë para se të më shoqëronin në furgon, kam kërkuar aparatin celular sepse doja që të bëja një telefonatë më thanë që do ta japin në komisariat. Kur shkova në komisariat atje më thanë që nuk gjendet, ndoshta e kanë Shqiponjat. Unë në aparatin tim celular kam gjërat e mia private.