Përgatituni për acar, kulmi i temperaturave të ulëta të hënën, deri në -18 gradë Celsius

Siç raportojnë edhe meteorologët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë dita e hënë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thotë se është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore.

Për të shmangur situata të rënda, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apelon qytetarët që të ndjekin të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit të tyre.