Parandalohet ngjarja kriminale në Tiranë, 36-vjeçari këcënon me armë 39-vjeçarin, arrestohet

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Tiranë. 

Policia bën me dije në pranga ka rënë një person, ndërsa është sekuestruar një armë tip kallashnikov. 

Mësohet se Sh. K., 36 vjeç ka kanosur me armë zjarri shtetasin M. D., 39 vjeç. Pas njoftimit policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje e cila ka bërë të mundur dhe parandalimin e ngjarjes kriminale. 

"Ky shtetas, gjatë natës, i ka dëmtuar mjetin dhe më pas ditën e sotme, e ka kanosur me armë zjarri kallashnikov shtetasin M. D., banues në Paskuqan 2."- njofton policia. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.