Ju flet Moska - Anastas Angjeli, kandidat për guvernator i BSH dhe dosja e tij për thesarin

Anastas Angjeli, kandidat për guvernator i BSH dhe dosja e tij për thesarin ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Mandati i kreu të Bankës së Shqipërisë është 7-vjeçar. Guvernatori aktual është në përfundim të mandatit dhe pritet të zgjidhet guvernatori i ri.

Janë disa kandidatura. Guvernatorin e zgjedh parlamenti, por me propozimin e presidentit të republikës. Pra do ta propozojë Meta, ndërsa kuvendin e ka në dorë Rama.

Nëse Ilir Meta do të jetë president edhe disa ditë, do të ketë në tryezë Rama dhe parlamenti emrin që do të sjellë Meta.

Guvernatori i ri do të zgjidhet nga rrethi i ngushtë i anëtarëve mbikqyrës i Kuvendit. Këta të fundit zgjidhin nga qeveri, kuvendi dhe bordi mbikqyrës.

Kandidati më i mundshëm është ish-ministri i Financave Anastas Angjeli që ia ka premtuar Rama si post. Ai i ka thënë se nëse e propozon Meta, do ta votojë edhe Rama.

Metës i është ngjitur akuza e vjedhjes së thesarit të Shtetit kur ishte kryeministër. U zbulua kjo në kohën kur ai ishte kryeministër. Thesari në fakt ka qenë i futur në dyert e ushtrisë.

Ky është momenti më i mirë që presidentit t’i thërrasë në takim kandidatët për guvernator të Bankës së Shqipërisë dhe ish bashkëpunëtori e tij Anastas Angjeli dhe t’i thotë për dosjen e vjedhjes së Thesarit.