Nisma e Këshillit Ndërfetar, dhurohen mjete për spitalin e Tepelenës në vlerën e 5 mijë dollarëve
Komunitetet Fetare në Shqipëri i kanë ardhur në ndihmë Spitalit të Tepelenës duke ofruar për këtë të fundit mjete spitalore.
Pajisjet në vlerën e 5 mijë dollarëve u dorëzuan nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve dhe përfaqësues të Këshillit Ndërfetar.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë nëpërmjet bashkëpunimit të pesë komuniteteve fetare zyrtare në vend ka ndërmarrë nismën humanitare të radhës, duke ndihmuar me mjete në vlerën e 5 mijë dollarëve spitalin civil të Tepelenës.
Donacioni vjen në një kohë sfidash për shëndetin e qytetarëve, ndërkohë që vendi prej gati dy vitesh po përballet me pandeminë Covid 19.
Në dorëzimin e mjeteve spitalore, morën pjesë Kryetari Këshillit Ndërfetar Haxhi Dede Edmond Brahimaj, njëkohësisht dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve si dhe përfaqësues nga komunitetet fetare rajonale.
“U munduam që të jenë më shumë materiale që janë të përdorshme. Njerëzit të gjejnë kushte.”
Kryetari i Bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi dhe Drejtorja e Spitalit “Përparim Tepelena” përshëndetën nismën.
“Shumë faleminderit.”
“Kjo është një vepër e Këshillit Ndërfetar. Është menduar që ky donacion modest t’I vij në ndihmë këtij spitali.”
Pajisjet spitalore përbëhen kryesisht nga krevate, karrige me rrota, kondicionerë, aparate tensioni që iu dhuruan urgjencës së Spitalit të Tepelenës.

