Berisha: Ambasadorja Yuri Kim bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Edi Ramës

Në një intervistë ekskluzive në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama në vitin 2019 tha se Berisha nuk kalon dot Atlantikun.

Berisha theksoi se ka dy dëshmitar që Rama ua ka thënë se ish-kryeministri ka bërë konspiracion kundër SHBA-ve.

Berisha duke iu referuar deklaratave të fundit të ambasadores Yuri Kim tha se ajo bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Edi Ramës.


Berisha:
Yuri Kim u përpoq që të përgënjeshtrojë deklaratën time se nismën për shpalljen time non grata u bë për konspiracion kundër politikës së jashtme të SHBA-ve me ndryshimin e kufijve. Rama në vitin 2019 tha se Berisha nuk kalon dot Atlantikun. Ka dy dëshmitar që ua ka thënë se unë kam bërë konspiracion kundër SHBA-ve. Ai nuk e ka shpikur këtë sepse ta bësh një gjë të tillë është një problem shumë madhor. Yuri Kim bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Edi Ramës. Si mund të them unë një gjë të tillë për konspiracion.