“Fakte kemi po nuk i themi” Berisha: Ata që më shpallën non grata janë bërë meme

Në një intervistë ekskluzive në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ata që arritën të lobojnë në mënyrën më korruptive për shpalljen e tij non grata pa asnjë fakt, sa tani ëhstë bërë meme.

Berisha tha se u shpall pas pasur asnjë problem personal, pasi kërkoi shpalljen non grada të Sorosit në Parlament dhe forume ndërkombëtare.

Berisha: Ata që arritën të lobojnë në mënyrën më korruptive për shpalljen time non grata pa asnjë fakt, sa tani është bërë meme “fakte kemi po nuk i themi”. Në këtë kontekst duhet të shkojmë te rrënjët e problemit. U shpalla non grata duke mos pasur asnjë problem personal, se kërkova shpalljen non grada të Sorosit në Parlament dhe forume ndërkombëtare. Kam kërkuar që SHBA-ja të ndalonte me ligj veprimtarinë e tij në vendet e Evropës Lindore.