"Non grata", Berisha: Sekretari i Shtetit lëndoi dinjitetin dhe nderin tim me shpifje
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se Sekretari amerikan i Shtetit lëndoi dinjitetin dhe nderin e tij me vendimin për shpalljen non grata, që sipas tij është i bazuar kryekëput në shpifje.
I ftuar në emisionin "Drejt" në Rtv Ora me Luan Ramën, Berisha risolli në vëmendje dy vendimet më të rëndësishme të tij, angazhimin në politikë dhe rikthimin pas tërheqjes.
Sali Berisha: Ndjehem realisht më i motivuar se kurrë ose pothuajse njëlloj i motivuar si 32 vite më parë, kohë në të cilën mora vendimin më të rëndësishëm të jetës time të dal nga guacka e konformizmit që shoqërohej nga një karrierë e lakmueshme për kohën, shoqërohej me kushte jetese normale por me një mungesë të dinjitetit njerëzor. Kjo bëhej çdo ditë e më e papranueshme sepse të tjera flisnim dhe të tjera mendonim. Ishte një dyzim i karakterit njerëzor. Albert Anjshtanji e quan më shkatërrimtar se fuqinë nukleare për karakterin njerëzor. Në një meditim, duke peshuar çdo faktor dhe duke marrë miratimin e familjes, ajo ishte pjesa më e vështirë, mora një vendim pas të cilit jam ndjerë i lirë siç ndjehem sot. Jo për karrierë politike kurrë. Kisha dashuri dhe pasion të kufijshëm për fushën time. Kësaj radhe mora vendim të mbroja dinjitetin tim se sekretari i shtetit lëndoi dinjitetin tim, nderin tim me njëvendim të bazuar kryekëput në shpifje. I bëra një letër dy orë mbrapa. Të nesërmen informova shqiptarët se do ta padis në gjykatën e Parisit. Vendim jashtëzakonisht i vështirë për mua. Jam njeriu që kam hyrë më shumë se kushdo tjetër ndoshta nga zyrtarët e rajonit në zyrën e Sekretarit të Shtetit, njeriu i cili ka kërkuar dhe ka gjetur mbështetje dhe ndihmë për gjëra jashtëzakonisht të rëndësishme por asgjë nuk justifikonte cënimin pa asnjë bazë të dinjitetit tim.
Ai zbuloi se me Blinken është takuar në 2009.
Berisha: Ai fa folur me superlativa, lavdërimet më të mëdha për Sali Berishën dhe qeverinë e tij në luftën kundër korrupsionit, investimet në vend. Por 3 vjet pas këtij takimi në Shqipëri erdhi Hilari Klinton. Pa mbështetjen e saj projekti i TAP nuk realizohej. Në parlamentin shqiptar i tha Europës dhe mbarë botës, cilido që do të shohë një demokraci në veprim le të vijë në Shqipëri. Unë kisha qenë disa herë në SHBA në atë periudhë.
Sa herë kisha qenë kisha takuar zyrtarë të lartë të qeverisë amertikane. Në vlerësimet e asaj kohe unë isha njeri i suksesit në luftën kundër korrupsionit. Se ka luftuar njeri më me shumë eficencë korrupsionin sesa qeveria që drejtoja unë. Sot Shqipëria është në vendin e dytë në botë për ryshfetin, KLSH deklaron se gjatë 8 viteve është abuzuar me 8.2 mld euro.