Tritol makinës në Krujë, pronari në "arrest shtëpie" për trafik narkotikësh

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e sotme në Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në fshatin Zallë.

Në automjetin në pronësi të shtetasit Lirim Tali, që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia thotë se pronari i mjetit, shtetasi Lirim Tali, është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie "Arrest në shtëpi".