Basha, të shtunën në Durrës, bashkëbisedim me demokratë e qytetarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2022, 19:42
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do ti zhvendosë takimet me demokratët në Durrës.
Të shtunën, 22 janar, ora 17:00, Basha do të jetë i pranishëm në Pallatin e Kulturës "Aleksandër Moisiu " të qytetit të Durrësit, për një bashkëbisedim me demokratë dhe qytetarë.
Ndërkohë sot Basha ishte në Kurbin. Në takim me mbështetësit ai iu dha një tjetër mundësi të përjashtuarve nga partia për t`u rikthyer me kushtin e vetëm që të distancohen nga dhuna.
Duke iu referuar ish-kryetarit Berisha dhe mbështetësve të tij, Basha tha se ata synojnë përçarjen e PD-së për llogari të Edi Ramës.
Ai përsëriti se ata që janë shpallur “non grata” nuk duhet të jenë më pjesë e politikës.
