I mori postin Spahos, Salianji nga Korça: PD e vetmja forcë që e çon përpara këtë vend

I caktuar nga Basha tashmë si Drejtues Politik i qarkut Korçë, deputeti demokrat Ervin Salianji ka filluar takimet në këtë qark.

Salianji ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të takimeve me demokratët e qarkut të Korçës ditën e sotme.

Ai shkruan se PD është partia më e suksesshme e tranzicionit shqiptar dhe është e vetmja forcë që mund ta çojë përpara këtë vend.

Salianji: Partia Demokratike është partia më e suksesshme e tranzicionit shqiptar. Është partia që e ka të lidhur historinë e saj me demokracinë dhe zhvillimin e Shqipërisë. Dhe askush nuk mund tia marrë këtë histori. Më kot shpresojnë të zhbëhet kjo histori.

Partia Demokratike jo vetëm që përbën historinë më të bukur të dekadave të fundit të historisë së Shqipërisë, por është padyshim dhe e ardhmja e saj, pasi është e vetmja forcë politike që mund ta zhvillojë dhe ta çojë përpara këtë vend. Prandaj kam një thirrje për të gjithë demokratët  Ndihuni krenar që jeni demokrat, ndihuni krenar për partinë tuaj dhe për vlerat që ajo gjithmonë do të përfaqësojë.