Balliu: Kandidati për kreun e bashkisë Lushnje do të përzgjidhet nga anëtarësia e PD-së
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu është shprehur ditën e sotme nga Lushnja se janë propozuar disa emra për kandidat të bashkisë së Lushnjes.
Klevis Balliut ka folur në cilësinë e anëtarit të grupit të rithemelimit të PD-së ku ka thënë se këta emra do të votohen nga anëtarësia e PD-së.
Sipas Balliut në bashkinë e Lushnjes kandidati që do të përzgjidhet me votat e anëtarësisë do të arrijë një fitore spektakolare.
Kujtojmë se ditën e djeshme presidenti i vendit Ilir Meta bëri me dije se data 6 mars do të jetë dita kur do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 bashki të vendit.
Ndërkohë, situata në PD aktualisht ka bërë që të dyja kampet, ai i Berishës dhe i Bashës, të flasin për kandidatura nga ana e tyre për këto zgjedhje në emër të PD-së.

