"X6" përplas këmbësoren në Gjirokastër, shoferi ikën

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, 20 janar në Gjirokastër.

Burime për Ora News bëjnë me dije se një mjet tip "xhip BMW X6" ka goditur në Bulevardin e lagjes "18 shtatori" duke e lënë të lënduar rëndë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

E lënduara është dërguar në spitalin e qytetit për mjekim dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.