Qytetarët amerikanë udhëzohen mos udhëtojnë drejt Shqipërisë: Rrezik i lartë nga Covid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2022, 11:11
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimet në disa shtete si pasojë e situatës nga Covid.
Mes vendeve të rekomanduara bën pjesë edhe Shqipëria.
"Shmangni udhëtimet në këto destinacione. Nëse duhet të udhëtoni në këto destinacione, sigurohuni që të jeni plotësisht të vaksinuar përpara udhëtimit," thuhet në njoftimin e CDC.
Shqipëria bën pjesë në listën e kuqe të vendeve me rrezik të lartë nga Covid-19.

