Shkodër/ Shisnin kanabis në lokale dhe shkolla, arrestohen 2 persona, një në kërkim

Dy persona janë arrestuar, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim në Shkodër, pasi  udhëtonin me një mjet pa targa, ndërsa  posedonin lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në doza, në lokale dhe në afërsi të shkollave.

Si rrjedhojë është sekuestruar një pako me drogë kanabis  643.2 gramë, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.

"Në momentin e ndërhyrjes, njëri nga pasagjerët, duke përfituar edhe nga errësira, ka mundur të largohet, ndërkohë që drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër janë vënë në pranga", njofton policia.

Të arrestuarit janë shtetasit  Xh. Z., 20 vjeç, A. R., 22 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe dhe u shpall në kërkim shtetasi L. R.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Mosbindja  ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Shkodër/ Shisnin kanabis në lokale  dhe shkolla, arrestohen 2 persona,