Ende pa autor atentati në Fushë- Krujë, dyshohet se autorët janë nga e njëjta zonë
Atentati i dështuar më datë 9 janar 2022 në zonën e Fushë-Krujës, ende nuk ka autor në pranga.
Pistat ku janë shtrirë hetimet janë në disa ngjarje ku Gentjan Bejtja, që dyshohet se ka qenë objektivi të ketë qenë i përfshirë, mes tyre krime kundër jetës e grabitje të bujshme në vlera të mëdha.
Policia ende nuk ka një provë konkrete mbi identifikimin e autorëve por dyshimet e forta se janë se autorët janë nga e njëjta zonë, pra ajo e Fushë-Krujës.
Referuar dinamikës së ngjarjes dhe provave të siguruara deri tani, nuk ka dyshime për vrasës me pagesë, por për persona që kanë tentuar ekzekutimin e Bejtjes për hakmarrje dhe prishje të interesave .
Ai është pyetur nga hetuesit për disa emra problemtatikë në Krujë dhe Fushë-Krujë, me dyshimet se mund të jenë përfshirë në ngjarje, por Bejtja në dëshminë e tij, nuk ka zbërthyer asgjë që do të ndihmonte hetuesit.
Pavarësisht se janë sekuestruar një sërë kamerash sigurie, përfshirë ato të një karburanti pranë vendit të ngjarjes në afërsi të Niklës, nuk ëshë përftuar asgjë me rëndësi për hetimin.
Kamera e sigurisë së karburantit nuk ka fiksuar momentet e atentatit për shkak edhe të rrezes së veprimit.
Për më tepër, në këtë drejtim, puna e hetuesve për zbardhjen e ngjarjes, ka ndeshur probleme edhe sa i përket kohës dhe vendit ku ka ndodhur atentati, në një orë të mbrëmjes ku mungojnë dëshmitarët, errësirës dhe aksit rrugor ku nuk ka shumë biznese të survejuara nga kamerat.
Atentati ndodhi më 9 janar, teksa Gentjan Bejtja, person me precedentë të theksuar kriminalë, udhëtonte me mikun e tij Klodjan Stafuka.
41 vjeçari humbi drejtimin e mjetit. Ai dhe pasagjeri mbetën të plagosur lehtë nga përplasja e makinës, ndërsa braktisën vendin e ngjarjes dhe u drejtuan për tek Spitali i Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

