Qëllohet me armë drejt 63-vjeçarit në Tiranë, Ora News mëson identitetin, autori u largua në këmbë
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 18 Janar 2022, 11:57
Të shtëna me armë u regjistruan mesditën e sotme, 18 janar në Tiranë.
Ora News mëson detaje të reja në lidhje me personin drejt të cilit është qëlluar. Mësohet se bëhet fjalë për 63-vjeçarin Lulëzim Masha, 63 vjeç, (administrator i shkollës Willson), i cili udhëtonte i vetëm.
Ngjarja ka ndodhur tek nënkalimi i Liqenit të Thatë, rruga kur shkon për tek pedonalia e liqenit.
Dyshohet se një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit tip Benz me të cilin udhëtonte 63-vjeçari.

Lulëzim Masha
