"Humbës serial", me pankarta në duar gratë protestojnë kundër Bashës

Lulzim Basha kishte planifikuar një takim me gratë demokrate në një prej bazave të Tiranës.

Por, Basha është pritur me protesta nga disa gra të cilat mbanin pankarta në duar dhe altoparlante për t'i dhënë mesazhe Bashës.

"Lulzim Basha humbës serial", "Lulim Basha i korruptuart" ishin disa prej pankartave që mbanin gratë në duar.

Basha ka filluar prej disa ditësh një tur takimesh me bazën.