Peshk vendi, peshkatarë importi/ Marinarët turq e egjiptianë nxjerrin në det peshkarexhat shqiptare

Edhe pse me 450 kilometra vijë bregdetare industria e peshkimit në Shqipëri është thuajse në kolaps. Si shumë sektorë të tjerë edhe përballet me mungesën e punëtorëve. Në këto kushte, peshkatarët po importohen.

"Njoh një flotë, e cila është zëvendësuar me marinarë të importuar, që vijnë kryesisht nga Egjipti, por edhe nga Turqia. Në vendin tonë po fillon të zhduket trashëgimia, ose profesioni i peshkatarit."

Klodian Kapiti Përfaqesues i sindikates së Peshkimit në Durrës, thotë se thotë se situata është pasojë e rënies së interesit tek të rinjtë për shkollën e peshkimit.

Politikat e dështuara të qeverisë sipas tij janë një tjetër faktor.

Kriza e peshkimit nisi në vitin 2005 ndërsa mungesa e kantieri për rregullimin e anijeve ishte goditje e forte për sektorin e peshkimit.

"Kantieri ishte në funksion, por u shkri pajisja."

Sipas të dhënave të sindikatës së peshkatarëve në Durrës janë rreth 100 anije të vogla dhe të mëdha që janë të gatshme që të dalin në det për peshkim, por që vuajnë për të siguruar anëtarët në bord.