Merr zjarr kodra në Vlorë, rrezikohet vendi i shenjtë Kuzum Baba dhe 10 banesa
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 18 Janar 2022, 12:18
Një zjarr ka përfshirë faqen e kodrës tek vendi i shenjtë në Vlorë i njohur si Kuzum Baba.
Si pasojë e zjarrit bulevardi "Ismail Qemali" dhe një pjesë e Vlorës janë mbuluar me tym.
Mendohet se fillimisht u është vënë zjarri mbeturinave nga banorë të zonës dhe më pas ka marrë flakë edhe faqja e kodrës.
Pak më poshtë zonës ku ka rënë zjarri janë dhjetë të cilat nëse flakët përhapen mund të rrezikohen.
