Apeli nuk pranon heqjen e sekuestros preventive të pasurive të Lefter Kokës
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka refuzuar heqjen e sekuestros ndaj pasurive të ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka, i arrestuar për çështjen e incineratorëve.
Në një deklaratë për medien, Apeli thekson se pasi ka shqyrtuar ankimimin e paraqitur nga avokatët e ish-ministrit, ka vendosur lënien në fuqi të verdiktit të shkallës së parë për sekuestron ndaj pasurive të të pandehurit.
Më 14 dhjetor 2021, pas arrestimit të ish-ministrit Gjykata e Posaçme vendosi “sekuestro preventive”për personin juridik “Albtek Energy” sh.p.k., me seli qendrore në Elbasan, “sekuestro preventive”për personin juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k., me seli qendrore në Tiranë, dhe bllokimin e për pasurisë në zotërim të Lefter Kokës në masën “88, 19 %” të aksioneve në shoqërinë tregtare “Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu” me seli në Rrashbull, Durrës.
Vendimi i Apelit është marrë sot më 18 janar 2022 në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
