Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ka plagosur me thikë një person.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi  A. H., 25 vjeç, banues në fshatin Rromës, bashkia Selenicë.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Shkatërrimi pronës", pasi ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. V., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i ka thyer atij, xhamin e automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.