Të rinjtë e FRPD i qëlluan makinën me vezë, Basha: Kryetari është i të gjithëve, s'ka vend për xhelozi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2022, 12:51
Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me gratë demokrate ditën e sotme në Tiranë pranë RTSH-së në kuadër të procesit zgjedhor të LDGSH.
Por, jashtë lokalit ku Basha zhvilloi takimin, disa gra të LDG-së dhe të rinj të FRPD e kanë pritur me protesta dhe me pankarta në duar.
"Basha ik", "Basha humbës serial", ishin disa nga pankartat që gratë mbanin në duar.
Madje disa të rinj qëlluan me vezë në drejtim të makinës së Bashës.
Basha e ka marrë me sportivitet incidentin dhe situatën dhe u tha të pranishmeve në takim, se nëse ata jashtë do të ishin gra do t’u thoshte “hajdeni brenda, nuk ka vend për xhelozi, kryetari është i të gjithëve.”
