Prokurori i Durrësit kalon vettingun, KPK konstatoi se Drini Pali i plotëson kriteret për qëndrim në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Durrësit Drini Pali.

Gjatë procesit të zhvilluar ndaj tij, Pali  u hetua në të tri kriteret, ndërsa trupa gjykuese i ka kërkuar sqarime për dy apartamenteve me vlerë 6.6 milionë lekë, të cilët bashkëshortja i kishte marrë si dhuratë nga prindërit e saj.

Atij iu kërkuan sqarime edhe për katër denoncime dhe një informacion konfidencial sa i përket profesionalizmit.

Prokurori këmbënguli se dy apartamentet, për të cilat mes bashkëshortes së tij dhe prindërve të saj ishin nënshkruar kontrata shitblerje, ishin dhurata.

Ai kundërshtoi gjetjet në kriterin e profesionalizmit dhe pretendoi se vonesat në hetim vinin nga kompleksiteti i çështjeve dhe ngarkesa në punë.

Drini Pali ka hetuar vjedhjen e serverave në prokuroritë e Durrësit ndërsa në kohën e ish-kryeprokurores Ina Rama u shkarkua nga detyra për tu kthyer më pas në Prokurori me vendim Gjykate.