Infermierët pa paga, rreth 1000 mjekë në QSUT vonesa në marrjen e rrogave dhe bonusit

Infermierët në Shqipëri janë përballur me një fenomen i cili rrallë është raportuar në Shqipëri. Bëhet fjalë për mungesën e pagave të tyre.

Gazetarja Nertila Dosti na informon se ky është një fenomen që vihet re çdo fillim-vitit, kryesisht te mjekët, infermierët që muajin janar pagat i marrin me vonesë.

Nga biseda me Shoqatën e infermierëve dhe mjekët në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza" në tiranë rezulton se mjekët dhe infermierët kanë të paktën 1 javë që nuk i kanë marrë pagat e tyre.

Mjekët thonë se janë interesuar por nuk e kanë ënde të qartë pse ndodh kjo vonesë.

Vitet e tjera kjo gjë ka ndodhur për shkak të thesarit dhe të buxhetit.

Në QSUT janë mbi 1000 mjekë dhe infermierë të cilët ende nuk i kanë marrë pagat, të cilat duhet të merreshin para datës 10 të këtij muaji.

Përveç pagave, aty u është vonuar dhe bonusi që duhet të marrin për shkak se janë angazhuar në përballimin e pandemisë së Covid-19.

Prej fillimit të pandemisë për personelin mjekësor është vendosur një bonus 500 euro.

Mjekët dhe infermierët thonë se përgjatë vitit përballen me vonesat e bonusit, ndërsa pagat i marrin nëm mënyrë të rregullt.