"Ezmer dhe me mjekër" Administratori i shkollës private ndërton identikitin e autorit që e qëlloi tek Liqeni i Thatë

Ora News zbardh dëshminë e 63-vjeçarit Lulzim Masha drejt të cilit u qëllua me armë ditën e sotme, 18 janar.

Ngjarja ndodhi te Liqeni i Thatë në Tiranë. Lulzim Masha është administrator i shkollës "Willson" dhe po udhëtontë i vetëm me mejtin e tij tip Benz kur ndodhi ngjarja. 

Burime paraprake bëjnë me dije se Lulzim Masha i ka parë lëvizjet e autorit që ka shkrepur armën ndaj tij. Në dëshminë paraprake, ai ka rrëfyer identikitin e tij, por nuk dihet ende emri pasi ai nuk e ka njohur.

"Ishte një i ri në moshë, rreth 1.75 i gjatë. Ezmer në fytyrë dhe me mjekër. Mendoj se ishte i moshës 25-vjeç. Nuk më ka komunikuar asgjë, vetëm ka qëlluar dhe është larguar menjëherë. Kam lëvizur makinën disa metra nga vendi i ngjarjes, dhe kam kontaktuar policinë. Ka qenë në këmbë kur më doli përpara dhe është larguar në këmbë".