Videoja kur të rinjtë qëllojnë me vezë makinën e Bashës
Ora News sjell videon kur të rinjtë kanë qëlluar me vezë kryetarin Basha ndërsa ai po dilte nga makina për të hyrë në ambientet e një lokali në Tiranë.
Të rinjtë kanë qëlluar me vezë makinën, ndërkohë Basha me dorë i ka ftuar të rinjtë të jenë pjesë e këtij takimi.
Ditën e sotme, Basha kishte planifikuar të zhvillonte një takim me gratë demokrate në kuadër të procesit zgjedhor të LDGSH.
Por teksa po hynte në lokal, disa gra dhe të rinj të FRPD e pritën me me protestë dhe thirrjet "Basha" ik.
Në duar mbanin pankarta ku shkruhej "Basha humbës serial", "Basha je i pushuar."
Ndërsa incidentin që ndodhi Basha e mori me sportivitet dhe tha se nëse do ishin gra do i kishte ftuar brenda dhe se nuk duhet të kishte xhelozi pasi kryetari ishte i të gjithëve.
