A duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut për çeljen e negociatave? Ministrja gjermane: Kemi marrë sinjale pozitive nga Bullgaria

Vazhdimi i procesit të Berlinit, krijimi i një tregu të lirë dhe konkurrenca e ndershme kanë në qendër të diskutimeve mes ministres gjermane për Evropën dhe zëvendëskryeministrit shqiptar Ahmetaj. Anna Luhrmann nënvizoi në konferencën për mediet domosdosmërinë e realizimit të kushteve.

"Zyrtarë të lartë dhe pjesëtarë të krimit të organizuar janë dënuar. Procesi i vetingut është duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e sistemit të drejtësisë. Në këtë rrugë do duhet të vijohet më tej me vendosmëri," tha ministrja.

Nga ana e tij Ahmetaj shtoi se përmes këtij projekti krijohet një treg tërheqës për kompanitë

"Dëshirojmë të krijojmë një treg me 18 dhe 20 mln konsumatorë," tha Ahmetaj.

Sa i përket negociatave, Luhrman shton se po diskutohet me Bullgarinë për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, por u shpreh kundër vlerësimit të dy shteteve të ndara në konferencën ndërqeveritare.

"Nisjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ne nuk dëshirojmë ta komplikojmë më tej dhe ta vonojmë këtë proces. Kemi marrë sinjale pozitive edhe nga Bullgaria," tha ministrja.

Për këtë temë duket se qeveria shqiptare do të zhvillojë një sondazh

"Siç e theksova është një instrument i ri i tërheqjes së mendimit nga publiku i gjerë që të na ndihmojë të reflektojmë dhe të marrim vendime," tha Ahmetaj.

Paralelisht me projektin e Berlinit të nisur në vitin 2014, Shqipëria është përfshirë edhe në "Open Ballkan."