27 vjeçari kapet mat nëpër skela, duke hyrë në godinën e bashkisë së Durrësit
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 18 Janar 2022, 13:22
Një 27 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi është kapur duke hyrë në ambientet e bashkisë së Durrësit. Videoja është publikuar nga policia dhe i riu duket teksa ngjitet nëpër skela.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës, informoi sot policia.
Personi i ndaluar për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës.