Ministrja gjermane e Evropës: Duhet bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës për vijimësinë e reformave
Ministrja gjermane e Evropës, Anna Lührmann ka zhvilluar një vizitë zyrtare sot në Shqipëri. Gjatë konferencës që zhvilloi së bashku me zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, Lührmann theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
Ministrja theksoi se duhet angazhimi i qeverisë dhe opozitës që reformat të shkojnë përpara.
Ministrja tha se këtë vit kur Shqipëria për herë të parë ulet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gëzohen që do mbështeten te Shqipëria si një partner i rëndësishëm.
Lührmann: Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara në konsolidimin e demokracisë. Po kështu janë ngritur struktura për tu përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kjo meriton një respekt vërtet të madh. Zyrtarë të lartë dhe pjesëtarë të krimit të organizuar janë dënuar. Procesi i vetingut është duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në procesin e reformës së drejtësisë. Në këtë rrugë do duhet të vijohet më tej me vendosmëri. Këtu janë të nevojshme si qeveria ashtu dhe opozita. Hapat pas do ta dëmtonin procesin e reformave. Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për të ardhmen e Evropës.
Ministrja përshëndeti angazhimin për bashkëpunim rajonal mes kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor.
