"Do shpallet 'non grata', Meta për Bashën: Më vjen keq për ambasadat që marrin seriozisht ‘kryememexhiun’ e Shqipërisë
Presidenti Ilir Meta, ironizoi këtë mbrëmje kreun e PD, Lulzim Basha, i cili ka thënë se Meta do të shpallet non grata nga SHBA.
Teksa e cilësuar 'kryememexhiu' i Shqipërisë, Meta theksoi se do t'i vinte keq për çdo ambasadë që do të merrte Bashën si zëdhënës serioz për të dhënë mesazhe.
“Nëse ka ndonjë palo-ambasadë apo palo-shtet që ka zgjedhur ndonjë palo-politikan për t’i dërguarit mesazh Ilir Metës, mua këtu më kanë pasur dhe këtu do të më kenë. Më vjen keq për ata amerikanë të korruptuar që kompromentojnë vlerat e SHBA-ve. Kur Ilir Meta ka dalë në lëvizjen e Dhjetorit, nuk ka pasur ambasadë amerikane në Shqipëri. Unë kam shumë respekt për ambasadat, por kush ka mesazh për Ilir Metën, le të ma thotë direkt, pasi unë nuk do të hezitoj t’ja them kujtdo ashtu siç e meriton. Të marr kryememexhiun e Shqipërisë si zëdhënës serioz, mua më vjen keq për çdo ambasadë që do katandisej në atë nivel”, tha Meta, në emisionin “Çim Peka” në Syri.Tv.
