Ndreca: Mosshkarkimi i Metës është një goditje për vendimmarrjet e mazhorancës e kuvendit

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-sekretari i Brendshëm i ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca u shpreh se vendimi i Kushtetues që është një vendim i padiskutueshëm

Ai shtoi nëse do të ketë një vendim mosshkarkimi për Metës, atëherë është një goditje për ligjshmërinë për vendimmarrjet e mazhorancës dhe kuvendit.

Ndreca: Mos shkarkimi i Metës do të ishte një goditje konstitucionaliste, në raport me qëndrimin që ka mbajtur mazhoranca. Vendimi i Kushtetues sigurisht që është një vendim i padiskutueshëm dhe do të jetë një vendim që do të shërbejë si një precedent për mazhorancën.

Këto vendime duhet të bëhen bazë e punës së institucionet e tjera. Edhe vendimi për shkarkimin e Metës nga Kuvendi është bazuar në vendimet e mëparshme të kushtetuese. Nëse do të ketë një vendim mosshkarkimi patjetër që është një goditje për ligjshmërinë për vendimmarrjet e mazhorancës dhe kuvendit.