Daci: Shkarkimin e Metës vendim jo normal, pasi u mor nga një parlament anormal

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristi Jordan Daci u shpreh se mazhoranca kontrollon gjithë pushtetet që prodhon vendi.

Ai shtoi vetë vendimmarrja për shkarkimin e Metës nuk është normale sepse u mor nga një parlament anormal dhe deputetët anormalë.

Daci: Mazhoranca kontrollon gjithë pushtetet që prodhon vendi. Një gjë e tilla ka peshën e vet në këtë histori, prandaj mendoj se Kushtetuesja nuk do ta ketë situatën për të qenë një gjykatë ideale. Kemi një probleme se të gjithë gjyqtarët, përpos kryetares në detyrë janë të rinj.

Ne kemi një përvojë dijeje si një ekuilibër. Po ashtu edhe mbarimi i mandatit për shkak të moshës është një problem tjetër me mbarimin e moshës. Sepse njeriu me moshës humbet aftësinë e tij gjykuese. Në SHBA këta gjyqtarë qëndrojnë deri në vdekje. Vetë vendimmarrja për shkarkimin e Metës nuk është normale sepse u mor nga një parlament anormal dhe deputetët anormalë.